Vonesa për takim me Haradinajn dhe insistimi që ajo të shkojë kah “Rruga e Re” – mesazhet me humor që i çoi Presidentja

Prishtinë | 28 Dhj 2023 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani në ndejën e organizuar për gazetarë në fundvit mbajti një fjalim më relaksues ku përmendi disa nga lajmet më të bujshme që ishin shkruar për të.

Përveç këtyre lajmeve, presidentja ngacmoi pak edhe partitë politike.

Ajo përmendi vonesën e saj “dy-tre minutëshe” në takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili s’e kishte pritur Osmanin dhe ishte anuluar takimi. Po ashtu, Osmani e theksoi edhe moton e LDK-së “Rruga e Re” për të treguar arsyen e vonesës së saj edhe në takimin me gazetarët.

“Do të kërkoj falje që u vonova disa minuta, së paku ju nuk braktisët sallën si Ramush Haradinaj që braktisi sallën që s’duroi të presë dy-tre minuta, fajet për këtë i ka pasë Bekim Kupina, i cili po ashtu ka fajet edhe sonte për vonesën time sepse insistonte që t’i bie kah rruga e re”.

Ndërkaq, në fillim të fjalimit Osmani ka falënderuar gazetarët që kanë raportuar sivjet nga veriu.

“Në një epokë kur e vërteta është në kacafytje të tmerrshme me të pavërtetën na mbetet angazhim i përbashkët që të dalim fitimtarë në betejë”./Express/

Të ngjashme