Votojnë pacientët e shtrirë në klinikat e QKUK-së

Prishtinë | 09 Shk 2025 | 14:39 | Nga Hasan Hoti

Pacientët të cilët trajtohen në Qendrën Klinike Universitare kanë pasur mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, raporton Ekonomia Online.

Në pamundësi që t’i drejtohen kutive të votimit, të shtrirë në klinikat e QKUK-së ata kanë votuar me shpresën se nga këto zgjedhje do të ketë ndryshime në shëndetësi, ekonomi e arsim.

Ekonomia Online ka qëndruar në njërën prej klinikave të QKUK-së, ku ka parë procesin e votimit.

Një pacient, i cili nuk deshi të prononcohej para kamerës së EO-s, tha se e ka shumë të rëndësishme votën.

Me asistimin e ekipit mobil, ai ka votuar teksa ka thënë se pret që në katër vitet e ardhshme të përmirësohet jetesa.

Të ngjashme