Voton edhe Sali Berisha: Qeveria aktuale shpiku karantinën që emigrantët të mos votojnë

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Votën e tij në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri e ka hedhur edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha.

Berisha pas votimin në prononcimin e tij parave mediave tha se fitorja e ka fytyrën e bukur të kësaj dite të bekuar.

“Fitorja ka fytyrën dhe bukurinë e kësaj ditë të bekuar. Ftoj me këtë rast çdo qytetarë të firmos ditën e sotme një fitore madhështore për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

“Të votojnë për sakrificën e tyre, të familjes, fëmijëve, nipave dhe mbesa. Të votojë për emigrantët shqiptarë që një regjim në ikje, i bllokojë, i shpiku karantinën si një mjet politik për të moslejuar votimin e tyre. Të votojë për të gjithë ata që i thonë lirisë-liri dhe Shqipërisë-Shqipëri. Rroftë fitorja”./KlanKosova

Të ngjashme