Voton Lladrovci, pret zgjedhje demokratike

Drenas | 22 Tet 2017 | 10:51 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, nga radhët e PDK-së, i cili synon edhe një tjetër mandat qeverisjeje në këtë komunë, ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit në  fshatin e tij Gllanasellë.

“Falënderoj qytetarët për fushatën demokratike zgjedhore, për procesin zgjedhor dhe kulturën demokratike të manifestuar për 30 ditë. Ftoj qytetarët të dalin të votojnë, të shfrytëzojnë të drejtën e vet kushtetuese, të votojnë në mënyrën më demokratike. Drenasit i duhen zgjidhje të lira e demokratike. Sot është ditë e mirë për të votuar. Ju faleminderit”, deklaroi Ramiz Lladrovci pasi hodhi votën.

Votimet në këtë vendvotim, ashtu si në tërë komunën e Drenasit, po zhvillohen në mënyrë të qetë dhe të rregullt.

Të ngjashme