Vranësira, diell e shi, parashikimi i motit për ditën e sotme

Prishtinë | 28 Shk 2023 | 07:59 | Nga Ekonomia Online

Sot pritet të mbajë mot me vranësira por edhe intervale me diell.

Sipas Prishtina Weather të reshura të shiut paraqiten më vonë në mbrëmje nga pjesë lindore e juglindore të vendit.

Temperaturat minimale zbresin në 1C e 3C, e ato maksimale gjatë ditës mund të kapin vlera deri në 11C e 13C.

Gjatë javës në përgjithësi mbetet mot i paqëndrueshëm kryesisht me vranësira e kohëpaskohe me të reshura shiu, herë herë edhe në formë rrebeshesh shiu, derisa reshje bore më shumë parashihen në vise malore.

Të ngjashme