Vrasja e gruas në Pejë, mblidhen institucionet e sigurisë dhe drejtësisë

Prishtinë | 16 Pri 2024 | 14:34 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vrasja e gruas në Pejë, ka bërë që të martën të mblidhen institucionet e drejtësisë dhe sigurisë. Në ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë, janë bërë bashkë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, raporton Ekonomia Online.

Ky takim po mbahet me kërkesë të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ndërkaq, pas takimit ministrja Haxhiu do të mbajë një konferencë për media.

Vrasja në Pejë ka ndodhur vetëm katër ditë nga vrasja në Ferizaj, ku po ashtu u vra një grua nga ish-bashkëshorti i saj.

Sot, një grua 43-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili ishte dënuar më parë për dhunë në familje.

Tani të tre fëmijët e tyre janë në kujdesin e familjarëve të tyre ndërsa i dyshuari është në mbajtje për 48 orë.

Prokurori e ka cilësuar vrasjen si makabre, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk ka dhënë më shumë detaje.

Të ngjashme