Vrau fqinjin pas një konflikti në Rrogozhinë, arrestohet 25-vjeçari

Prishtinë | 21 Qer 2026 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së shtunës në Rrogozhinë, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e jetës së një 60-vjeçari.

Sipas të dhënave të policisë rreth orës 21:50, në lagjen “Mollaj” të këtij qyteti, 25-vjeçari Meklan Meçe plagosi fillimisht me thikë fqinjin e tij Rrapush Memolla, 60 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari Rrapush Memolla humbi jetën, shkruan A2..

Ndërkohë, autori i dyshuar, Meklan Meçe, ka pësuar dëmtime të lehta në dorë.

Policia shqiptare thotë se kanë shkuar në vendngjarje, duke bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 25-vjeçarit, i cili dyshohet si autor i ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Të ngjashme