Vritet një person në Kijevë të Malishevës

Prishtinë | 28 Pri 2023 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 10:00 ka ndodhur një vrasje në fshatin Kijevë të Komunës së Malishevës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete)”.

Sipas Elezajt, lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar.

“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”.

Të ngjashme