Vuçiq: Arrestimi i Mitroviq është hipokrizi

Prishtinë | 31 Gus 2017 | 14:08 | Nga

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, para takimit që u zhvillua në Bruksel në mes të BE’së dhe Presidentit të Kosovës, ka thënë se arrestimi i Bogdan Mitroviq është hipokrizi.

“Arrestimi i Bogdan Mitroviq arrin kulmin e hipokrizisë”, ka thënë Vuçiq, para se të nisë takimi i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, për dialogun me Kosovën, aty ku ishte edhe Presidenti Hashim Thaçi, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq gjithashtu tha se do ta ngritë zërin në Bruksel rreth këtij arrestimi, që sipas tij nuk duhej të ndodhte.

Bogdan Mitroviq, u arrestua para dy ditësh në Suharekë, nën akuzën për krime të kryera të luftës në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme