Vuçiq: Derisa të jem unë president, Serbia nuk do ta njohë Kosovën

Prishtinë | 19 Dhj 2020 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se derisa ai të jetë president, nuk do të ketë njohje të Kosovës nga shteti i tij.

Ai në një emision televiziv në “TV Prva” mbrëmë tha se Beogradi sigurisht nuk do ta njohë Kosovën deri në prill të vitit 2022, kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale në Serbi.

“Mendoj se pyetja më e mirë është nëse angazhoheni për njohjes ose mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës. Atëherë përgjigja do të ishte po, po dhe jo. Deri në prill të viti 2022, kur do të mbahen zgjedhjet [presidenciale], kjo sigurisht që nuk do të ndodhë”, tha Vuçiq, duke u përgjigjur ndaj pikëpamjeve të pjesëmarrësve të tjerë në emision, përcjell Telegrafi.

Vuçiç gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës, cilado administratë të jetë në pushtet.

Ndërsa, profesori serb i shkencave politike Ivo Vishkoviq vuri në dukje se administrata e presidentit Biden do të bëjë presion të arrihet një zgjidhje në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

“Është e vërtetë që ata [SHBA] po humbin durimin, por Serbia po arrin të rezistojë dhe të zvarrisë”, tha Vuçiq. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme