Vuçiq-Grenellit: Nuk e pranoj shenjën e barazisë ndërmjet tërheqjes së njohjes së Kosovës dhe taksës

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha pas takimit me emisarin e Amerikës në bisedimet Kosovë-Serbi,  Richard Grenell, se në marrëdhëniet Beograd-Prishtinë nuk ka bisedime të lehta, por ai ishte mirënjohës që Grenell i kuptoi nevojat e Serbisë.

Ndërkaq, zyrtari i lartë amerikan, Rchard Grenell tha se taksa e Kosovës për mallrat nga Serbia duhet të shfuqizohet, por ai gjithashtu bëri thirrje për përfundimin e fushatës për tërheqjen e njohjes së Kosovës, raporton RTS.

Nga ana e tij,  kreu i shtetit serb tha se në takim me amerikanin u fol edhe për fushatën e tërheqjes së njohjes së Kosovës dhe se i tha Grenellit se Beogradi i ofroi Prishtinës një marrëveshje për të ndalur aplikimet për pranim në organizatat ndërkombëtare dhe njohje, si dhe në fushatën për tërheqjen e njohjes, por tha se Prishtina nuk e pranoi

Vuçiq theksoi se nuk e pranon shenjën e barazisë midis tërheqjes së njohjes dhe tarifave të Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme