Vuçiq i shqetësuar para takimit në Washington: Do të ketë befasi

Prishtinë | 29 Gus 2020 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Serb, Aleksandar Vuçiq ka folur për takimin e 4 shtatorit në Uashington derisa ka thënë se Serbia tashmë e ka gati agjendën për këtë takim.

Por, megjithatë, Vuçiq ka thënë se mund të ketë befasi dhe se gjithçka nuk do të ndalet tek agjenda që ata tashmë e kanë marrë, transmeton Reporteri.

“Nuk jam i sigurt se do të ndalet këtu. Fatkeqësisht, nuhatja ime politike shpesh ndjen lloje të ndryshme, surpriza të mundshme, kurthe dhe gjithçka tjetër”, u shpreh Vuçiq për mediat serbe.

Vuçiq foli edhe për deklaratat e zyrtarëve në Kosovë për njohjen e ndërsjellë, derisa nuk mohoi se do të ketë diskutime për këtë çështje.

“Unë pres surpriza, më lejoni t’ju them menjëherë. Unë nuk hezitoj ta them këtë dhe do t’u kërkoj falje administratës amerikane nëse nuk ndodh ashtu. Edhe nëse koka ime është në cung ose përpara çfarëdo lloje sfide me të cilat mund të  përballemi, ne do të mbrojmë interesat tona kombëtare. Unë do të doja që rendi i ditës të ishte ashtu siç na u njoftua nga Uashingtoni, por kam frikë se do të kemi surpriza dhe jam i shqetësuar se frika ime është e justifikuar. Unë nuk jam nervoz, kam frikë të sinqertë, por kjo nuk do të thotë që nuk do të luftoj me gjithë forcën dhe me gjithë zemrën time”, citohet të ketë thënë Vuçiq. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme