Vuçiq konsultohet me Daçiqin për takimin me Kosovën në Shtëpinë e Bardhë

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sot është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, me të cilin kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për dy takimet e shtatorit në Washington e më pas edhe në Bruksel.

“Diskutime me zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, rreth takimeve të ardhshme në Washington dhe Bruksel”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij zyrtare në instagram.

Të ngjashme