Vuçiq: Nëse shqiptarët shkojnë në ShBA për marrëveshje përfundimtare, mos të harxhojnë kerozinë

| 20 Gus 2020 | 13:37 | Nga

Nëse shqiptarët shkojnë në Uashington për një marrëveshje përfundimtare, unë menjëherë mund t’u them atyre që të heqin dorë dhe të mos harxhojnë kerozin.

Kështu ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai reagoi pas deklaratave të politikanëve nga Kosova, përfshirë Ramush Haradinajn, se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shkohet për një marrëveshje ligjërisht detyruese midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuçiq për TV Pink.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se në takimin e 2 shtatorit në Uashington, Kosova duhet të shkojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme