Vuçiq nuk heq dorë nga kushti i tij për vazhdimin e dialogut në Bruksel

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka ndërmend t’i vazhdojë bisedimet në Bruksel pa u hequr taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë që importon Kosova.

Sipas mediave serbe, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq “është shfaqur i brengosur për shkak të qëndrimit të Prishtinës, e cila pavarësisht presionit të bashkësisë ndërkombëtare nuk po i heq taksat ndaj mallrave serbe”.

Vuçiq ka konstatuar se BE nuk po mundet t’ i bëjë presion më të fortë autoriteteve në Prishtinë.

Shefi i shtetit serb këto komente i ka bërë pas takimit me ambasadorin e Italisë në Beograd Carlo Lo Cascio ku ka thënë se Serbia do t’i kthehet dialogut pasi të hiqet taksa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme