Vuçiq paralajmëron “Shengen” me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas vizitës në Nju-Jork, duke folur rreth nismës për “Shengenin e vogël” dhe bashkëpunimin më të afërt ekonomik në Ballkanin Perëndimor përmes mënjanimit të barrierave, deklaroi se kjo nuk është çështje për bashkim, sepse çdoherë kur është përmendur bashkimi, disa fillojnë të flasin për hegjemoninë serbe.

Lidhur me këtë, ai theksoi se Serbia së shpejti do të jetë makinë ekonomike e rajonit, kështu që ka reagim të tillë ndaj kësaj ideje.

Ai vlerësoi se është me rëndësi që vendet dhe njerëzit nga rajoni të kuptojnë se kanë dobi nëse shtetet e rajonit paraqiten si bllok, sepse ashtu do të jenë shumë më të respektuara në Evropë.

“Grupi i Vishegradit, për shembull, në çdo kohë mund t’i shkarkojë Timermansin dhe Veberin. Parlamenti Evropian mund të mos pranojë përfaqësues të Hungarisë për Komisionin Evropian, por nuk mund të pengojë të jetë nga ky vend. Fuqia e tyre është e madhe, shumë e madhe, ndërkaq ne shkojmë pas thërmijave, duke sulmuar tjetrin nga rajoni, duke u kënaqur me atë që të mëdhenjve do t’u themi diçka keq për të tjerët, e të mëdhenjtë më pas thonë se çdoherë do ta mbajnë rajonin tonë në zënka, në mënyrë që të mund të bëjnë çfarë të duan dhe të nxjerrin tërë pasurinë”, tha ai.

Vuçiq bëri thirrje për ulje të shpenzimeve operative me atë që do të lirohen kufijtë për automjetet ngarkuese. Sipas tij, nuk do të jetë lehtë të arrihet kjo, por ekziston marrëveshje mes tij dhe kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut/Alsat-M.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme