Vuçiq për takimin me Bidenin: Do të ketë vështirësi politike për Serbinë

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përmes një video-lidhje me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik foli ndër tjerash për takimet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Vuçiq tha se ishte befasuar nga njohuritë e Biden me situatën në rajon. Ai megjithatë tha se nuk mund të pritet përmirësim i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së, ndërsa rikujtoi se Serbia do ta ketë vështirë, transmeton Gazeta Express.

“Unë u takova me Presidentin Trump vetëm dy herë, dhe vetëm një herë pata mundësinë të flas me të në lidhje me politikën. Unë e njoh Presidentin Biden më mirë se Presidentin Trump, por nuk mund të them se pres marrëdhënie më të mira midis dy vendeve. Ai donte të na dëgjonte. Do të ketë vështirësi politike për Serbinë”, tha Vuçiq duke theksuar se e njeh edhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Presidenti tha se shpreson që në interesin amerikan të jetë që Serbinë ta ketë aleat në Ballkan.

Të ngjashme