Vuçiq sulmon Haradinajn në parlamentin serb për aksionin në veri

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nga aksioni i ROSU janë arrestuar 23 persona, serbë dhe boshnjakë në veri të Mitrovicës, kryesisht pjesëtarë të policisë së Kosovës, dhe sipas tij kjo është një përpjekje për të kriminalizuar serbë, të cilët janë më të shqetësuar se kurrë.

“Nëse ka një përçarje të rendit kushtetues dhe të sulmeve mbi serbët në veri të Kosovës, do të mbrojë kombin tonë”, tha sot në Kuvendin e Serbisë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti Aleksandar Vucic përcolli sot në Kuvendin e Serbisë se nuk ka informacione, se është arrestuar dhe rrahur një qytetar rus në Kosovë, Mikhail Krasnoščenko, punëtor i administratës së UNMIK-ut.

Vuçiç tha se ai u kontaktua me administratën e Brukselit këtë mëngjes me rastin e ngjarjeve në veri të Kosovës dhe se ata u përgjigjën se ishte një veprim i policisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Imagjinoni aksionin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të udhëhequr nga Haradinaj?! Është paradoksale”, vuri në dukje Vuçiq, duke iu drejtuar Parlamentit serb.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme