Ekonomia Online
FUNDIT

Vuçiq ua imponon armatimin edhe fëmijëve në Serbi (Video)

Vuçiq ua imponon armatimin edhe fëmijëve në Serbi (Video)

“Hajde bir, merre mamin, tregoji asaj gjithçka që di për armët”, i tha një fëmije presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një vizite në kalanë e Nishit dhe arsenalin e saj Vuçiq e pa djalin në turmë derisa po ecte dhe po dëgjonte se çfarë fuqie ushtarake ka Serbia. Djali i shoqëruar nga e ëma iu […]

“Hajde bir, merre mamin, tregoji asaj gjithçka që di për armët”, i tha një fëmije presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një vizite në kalanë e Nishit dhe arsenalin e saj

Vuçiq e pa djalin në turmë derisa po ecte dhe po dëgjonte se çfarë fuqie ushtarake ka Serbia. Djali i shoqëruar nga e ëma iu afrua me shpejtësi presidentit dhe iu përgjigj me kënaqësi pyetjeve.

– Do të jesh ushtar? – e pyeti djalin, të cilit ai iu përgjigj se nuk do, më pas shtoi: “Ju jeni më të mirët në historinë e Serbisë”.

Vuçiq buzëqeshi dhe i dha këshilla djalit. Ai i tha se ishte më mirë të bëhesh pilot ushtarak.

Daću vam tajni znak.
Znači kada se uhvatim za nos dovodite mi mamu, malog i babu.
Mali je tekst naučio za 5.
Transfer blama level pro!#jadnici pic.twitter.com/jMpXjWrd8o

— Bobby Milk ? (@mermerni) February 15, 2024

Të ngjashme