Vuçiqi nis edhe një fakultet, do të bëhet trajner i basketbollit

Prishtinë | 18 Kor 2020 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nisur edhe një fakultet, ka njoftuar “b92.net” të shtunën.

Vuçiq në fakt ka treguar në profilin në Instagram, “buducnostsrbijeav” për regjistrimin në fakultetin e ri. Ka paraqitur indeksin dhe një top të vogël të basketbollit. Ka thënë se është i lumtur që pas një kohe të gjatë po fillon në realizimin e një ëndrre të vjetër.

“Për herë të dytë në jetë jam bërë student, këtë herë në shkollën e lartë të studimeve sportive, me dëshirë që të bëhem trajner i basketbollit për fëmijë. Nuk do të besonit se sa i lumtur jam që pas shumë vjetësh po filloj me realizimin e ëndrrave djaloshare”, ka shkruar Vuçiq.

Sipas “b92.net”, Vuçiqi e ka të kryer Fakultetin Juridik në Beograd.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme