Vula e akteve shtetërore të Skënderbeut në muzeun “Ylli i Mëngjesit”

Prishtinë | 17 Jan 2018 | 09:44 | Nga

Vula e akteve shtetërore të Gjergj Kastrioti Skënderbeut mund të shihet duke vizituar sallën e krijuar enkas në Pallatin e Kongreseve, në këtë 17 janar të 550-të të vdekjes së Heroit Kombëtar.

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga vula akteve shtetërore të Gjergj Kastrioti Skënderbeut

“Mirëmëngjes dhe me këtë imazh spektakolar të vulës së Gjergj Kastrioti Skënderbeut (që mund ta kundroni sot në sallën e krijuar enkas në Pallatin e Kongreseve, në këtë 17 janar të 550-të të vdekjes së Heroit Kombëtar), ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Muzeu “Ylli i Mëngjesit” i ngritur në Pallatin e Kongreseve mund të vizitohet falas nga vizitorët të mërkurën e të enjten, nga ora 10.00 me 22.00 të mbrëmjes.

Kështu është konceptuar itinerari muzeal “Triditëshi i Yllit të Mëngjesit”, një labirint ndërveprues imazhesh të Skënderbeut dhe artefaktesh autentike pjesërisht të pashfaqur më parë, që nga nesër pritet të çelet në Tiranë, në hollin e Pallatit të Kongreseve, si pikë kulmore e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Është një koncept i ri muzeal që synon të përfshijë vizitorët aq sa të krijojnë perceptimin e tyre mbi imazhin e Skënderbeut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme