Vulin: Për ne, e ashtuquajtura Ushtri e Kosovës është e papranueshme

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 12:35 | Nga

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se transformimi i “Forcave të Sigurisë së Kosovës” në siç e ka quajtuar ai të ashtuquajturën “Ushtria e Kosovës” është tërësisht e papranueshme për Serbinë, sepse do të ishte një shkelje flagrante e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe Marrëveshjes Ushtarake Teknike të Kumanovës.

Në një takim me ambasadorin e Italisë në Beograd Carlo lo Cascio, Vulin theksoi se Serbia vlerëson angazhimin profesional të pjesëtarëve të forcave të armatosura italiane në misionin në KFOR, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme