Vulin reagon për deklaratën e ministrit malazez: KFOR-i nuk është FSK

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Nëse Mali i Zi tashmë ka vendosur të rrisë ndjeshëm përbërjen e KFOR-it me dy oficerë të stafit, atëherë ata duhet të dinë se ato janë pjesë e misionit të krijuar në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe që nuk përmend shtetin e Kosovës.

Kështu deklaroi ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.

“Anëtarët e misionit të KFOR-it duhet të jenë neutral ndaj statusit dhe për këtë arsye deklaratat e Ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi në lidhje me mbështetjen për shtetin e Kosovës nuk janë në përputhje me misionin e KFOR-it. Shpresoj që Mali i Zi të dijë se oficerët janë dërguar në misionin e KFOR-it, jo në Forcën e Sigurisë së Kosovës” tha ai duke iu përgjigj deklaratës së ministrit malazez të mbrojtjes , Predrag Boshkoviq, i cili tha në Prishtinë se Kosova është shtet sovran

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme