VV e PDK me kandidatë për kryetarë në katër komunat në veri, KQZ-ja bën certifikimin edhe të partive serbe

Prishtinë | 28 Nën 2022 | 13:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e radhë ka certifikuar subjektet politike dhe kandidatët për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të: Mitrovicë e veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, raporton Ekonomia Online.

Në këtë zgjedhje për kryetar të komunave Lëvizja Vetëvendosjes merr pjesë me këta kandidatë: Lulzim Hetemi për Leposaviq, Flatron Hasani për Zubin Potok, Fetah Peci për Zveçan dhe Erden Atiq dhe Mitrovicë të veriut.

Kandidatët e certifikuar të PDK-së janë Albulena Behluli Hetemi për Leposaviq, Izmir Zeqiri për Zubin Potok, Ilir Peci për Zveçan dhe Taulant Kelmendi për Mitrovicë e veriut.

Kryetar i partisë Partija Kosovskih Srba Aleksandar Jabllanoviq, është certifikuar si kandidat për kryetar të komunës së Leposaviqit.

Iniciativa Qytetare Mitrovica do të marrë pjesë në zgjedhjet për Mitrovicë të Veriut me kandidatin e certifikuar Betim Osmani.

Kurse Iniciativa Qytetare Srpski Opstanak me kandidatin, Aleksandar Arsenijoviq.

Në mbledhjen e së shtunës, KQZ-ja emëroi edhe Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për katër komunat veriore. Gjatë diskutimeve te kjo pikë e rendit të ditës, anëtarët e KQZ-së debatuan sërish për nevojën që institucionet e sigurisë, si Ministria e Brendshme dhe Policia e Kosovës, të garantojnë sigurinë për stafin e KQZ-së që do të angazhohet në këto komuna, duke përfshirë edhe anëtarët e sapoemëruar të komisioneve komunale.

Të ngjashme