VV kritikon Thaçin për bisedimet me Vuçiqin, kërkimfalja për krimet e luftës të jetë kusht për dialog

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 10:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë zhvilluar një aktivitet në sheshin “Skënderbeu” në përvjetorin e masakrës së Krushës së Vogël. Ata kanë vënë para qeverisë një pankartë, me fotografitë e viktimave të kësaj masakre.

“Thaçi po negocion me Vuçiqin, mbi trupat e tyre”, shkruante aty., raporton Ekonomia Online.

VV ka kritikuar presidentin Hashim Thaçi për qasjen në dialogun me Serbinë. Sipas aktivistëve, kërkimfalja për krimet e luftës dhe zbardhja e fatit të të pagjeturve duhet të jetë kusht për dialog me Serbinë.

Albana Fetoshi aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se presidenti po i nënshtrohet Serbisë.

“Sot 19 vite pas masakrës së Krushës kemi dalë me ia përkujtu presidentit që në negociatat pa kushte që po i bëjnë me Serbinë po shkelin mbi gjakun e dëshmoreve”, tha Fetoshi.

Sipas saj, 19 vite pas luftës, Serbia ende nuk ka kërkuar falje e kjo duhet të jetë kusht për vazhdimin e dialogut.

“Thaçi do të duhej të kërkonte zbardhjen e fatit të të pagjeturve, e jo të darkojë me Vuçiqin, duke bërë temë Kosovën përmes rikthimit të Zajednicës”, shtoi Fetoshi.

Të ngjashme