VV: Nxënësit kosovarë kanë mbetë 7 vjet mbrapa

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 13:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar rezultatet e vlerësimit ndërkombëtar të arsimit, PISA.

Mytaher Haskuka, nga kjo Lëvizje, ka thënë se se bazuar në të gjeturat e PISA-s, i bie që nxënësit e Kosovës nga aspekti i dijes, janë 7 vjet mbrapa vendeve tjera, duke paralajmëruar se për këtë çështje do të ketë një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i VV-së, ka theksuar se në krahasim me komuna tjera, komuna e Prishtinës ka cilësi më të mira në sektorin e arsimit.

“E vetmja komunë ka bërë përparim në hapjen e çerdheve dhe institucione parashkollore është Komuna e Prishtinës, e cila vetëm këtë vit ka hapur 4 çerdhe”, ka thënë ai.

Ismajl Kurteshi, deputet i Vetëvendosjes tha se mos dija dëmton një shtet. Ai nuk fajësoi nxënësit, por mësimdhënësit dhe qeverinë, e cila sipas tij, për vota kanë dëmtuar sistemin e arsimit.

Ai gjithashtu tha se ka mungesë të monitorimit të institucioneve të arsimit.

“Qeveritë komunale, Drejtoritë e Arsimit dhe Qeveria nuk kanë punuar dhe nuk po punojnë në arsim. Gjendja në arsim është e rendë dhe duhet të ndryshojë. Por, jo me qeverinë Pronto”, ka thënë Kurteshi.

Ai gjithashtu tha se buxheti për arsim duhet të ndryshojë dhe të rritet.

Bashkëpunimi me Shqipërinë sipas Kurteshit është nevojë e patjetërsueshme e sidomos në sistemin e arsimit.

 

Të ngjashme