Ekonomia Online
FUNDIT

VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit

VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit

Lëvizja Vetëvendosje pritet të mbajë zgjedhje të brendshme gjatë këtij viti, sipas një njoftimi të publikuar, ku është bërë e ditur se çështja është diskutuar edhe në takimin e fundit të kryetarit Albin Kurti me përfaqësues të qendrave të partisë. Gjatë mbledhjes, Kurti ka falënderuar strukturat e VV-së për angazhimin e tyre në fushatën zgjedhore […]

Lëvizja Vetëvendosje pritet të mbajë zgjedhje të brendshme gjatë këtij viti, sipas një njoftimi të publikuar, ku është bërë e ditur se çështja është diskutuar edhe në takimin e fundit të kryetarit Albin Kurti me përfaqësues të qendrave të partisë.

Gjatë mbledhjes, Kurti ka falënderuar strukturat e VV-së për angazhimin e tyre në fushatën zgjedhore dhe në ditën e votimit, duke vlerësuar punën e tyre si vendimtare për rezultatet e arritura.

Sipas njoftimit, ai ka theksuar se “energjia, përgjegjësia dhe puna e treguar nga qendrat e Lëvizjes kanë qenë vendimtare për fitoren e madhe e të përsëritur”.

Postimi i plotë:

Mbledhja me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Dje, në zyrën tonë është mbajtur mbledhja me qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ku morën pjesë Kryetari i Lëvizjes, njëherazi Kryeministri, Albin Kurti, sekretari organizativ, Alim Rama, koordinatori i qendrave Salih Zyba.

Kryeministri Albin Kurti i falënderoi qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për angazhimin dhe punën e palodhshme gjatë fushatës zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve. Energjia, përgjegjësia dhe puna e treguar nga qendrat e Lëvizjes, kanë qenë vendimtare për fitoren tonë të madhe e të përsëritur.

Në këtë mbledhje, ndër të tjera, u diskutua për çështje të përgjithshme organizative dhe për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes, të cilat do të mbahen gjatë këtij viti.

Të ngjashme