West Ham e Man.Utd insistojnë për Manxhukiqin

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

West Ham i është bashkuar rivalit të Premier Ligës, Manchester Unitedit në luftë për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Mario Manxhukiq, bën të ditur “TuttoJuve” të enjten.

Sulmuesi kroat është duke u interesuar për të kaluar në Premier Ligë në janar.

Ndonëse ka oferta luksoze nga Katari, ai i ka refuzuar ato dhe po pret të transferohet në Angli. Manxhukiq 33-vjeçar ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2021, transmeton Koha Ditore.

Ai ishte pranë të largohej nga skuadra torineze në afatin kalimtar të verës. Te Juventusi gjendet që nga vera e vitit 2015, kur u transferua nga Atletico Madridi për 21 milionë euro.

Të ngjashme