Whyte nokauton Chisoran, kërkon rimeçin me Joshuan

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Boksieri britanik i peshës së rëndë Dillian Whyte ka shënuar fitore me një nokaut brutal në raundin e 11-të ndaj Dereck Chisoras, për të mbajtur shpresat që të përballet me kampionin e botës në peshën e rëndë Anthony Joshua.

Në një rimeç të tensionuar, Chisora e mbajti Whyten vazhdimisht në presion dhe ishte duke kryesuar me pikë të dy nga tre anëtarët e jurisë, kur u ndal.

Chisora 34-vjeçar e la veten të ekspozuar dhe mori goditje të fortë në nofull me të majtën.

Pas triumfit, Whyte e ftoi Joshuan për duel. Joshua u ngjit në ring dhe tha se Whyte është vetëm i treti në listën e tij për kundërshtar të radhës.

Duke iu adresuar Joshuas, boksierit nga i cili u mposht në vitin 2015, Whyte tha: “Rimeç, shkojmë para. Të bëjmë këtë rimeç”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme