Xhaka e Shaqiri luajnë nga fillimi: Franca – Zvicra, formacionet zyrtare

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 20:02 | Nga Ekonomia Online

Franca dhe Zvicra i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që luhet në kuadër të 1/8 së finales në Euro 2020.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin “Arena Nationala” në Bunkuresht.

Për këtë takim, Les Blues do të jenë pa Ousmane Dmebele dhe Lucas Digen që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Helvetikët do t’i kenë të gjithë lojtarët më të mirë në dispozicion, me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin që luajnë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Francës: Lloris – Pavard, Varane, Lenglet, Kimpembe, Rabiot – Kanté, Pogba – Griezmann, Benzema, Mbappé.

Formacioni startues i Zvicrës: Sommer, Widmer, Elvedi, Akanji, Embolo, Freuler, Seferovic, Xhaka, Rodriguez, Zuber, Shaqiri. /

Të ngjashme