Ekonomia Online
FUNDIT

Xhemaili me super gol, i nxjerr një pikë Bolognas

Xhemaili me super gol, i nxjerr një pikë Bolognas

Blerim Xhemaili ka qenë hero i Bolognës në përballje me Parmën. Ndeshja që u zhvilluar në Stadio Renato D’Allara ka përfunduar në barazim 2-2. Parma ishte dy herë në epërsi 0-1 dhe 1-2, por në minutën e 95-të vendasit barazuan rezultatin. Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili me një goditje të fuqishme brenda zonës shënoi një gol […]

Blerim Xhemaili ka qenë hero i Bolognës në përballje me Parmën.

Ndeshja që u zhvilluar në Stadio Renato D’Allara ka përfunduar në barazim 2-2.

Parma ishte dy herë në epërsi 0-1 dhe 1-2, por në minutën e 95-të vendasit barazuan rezultatin.

Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili me një goditje të fuqishme brenda zonës shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur për rezultatin përfundimtar.

Për 33-vjeçarin ky ishte goli i parë këtë edicion në Serie A dhe me peshë mjaftë të madhe, pasi i siguroi një pikë të artë Bolognës.

Tek Parma nga minuta e parë luajti edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Kastriot Dërmaku.

Të ngjashme