Xherdan Shaqiri iu drejtohet tifozëve dhe Liverpoolit me mesazh emocionues

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri e ka falënderuar Liverpoolin dhe tifozët e tij për mbështetjen dhe ka këmbëngulur se do t’i mungojë Anfieldi, pasi iu bashkua Lyonit.

Shaqiri iu bashkua të hënën Lyonit nga Liverpooli për një shumë rreth 11 milionë euro, duke i përfshirë edhe bonuset.

29-vjeçari nënshkroi kontratë trivjeçare me klubin e Ligue 1, ku besohet se do t’i përfitojë nga 4 milionë euro në vit.

Dy ditë pasi u largua nga Premierliga, Shaqiri i falënderoi të kuqtë përmes një shkrimi në rrjetet sociale.

“Të dashur tifozë dhe Liverpool, do të më mungoni! Ju dhe ky klub i veçantë me stadiumin e jashtëzakonshëm Anfield. Faleminderit për gjithë përkrahjen tuaj. Gjithë të mirat”, shkroi Shaqiri në Instagram.

Shaqiri i ishte bashkuar Liverpoolit nga Stoke City në verën e vitit 2018 për rreth 15 milionë euro.

Ai i bëri 129 paraqitje në Premierligë për të kuqtë, duke kontribuar me 22 gola dhe 20 asiste. Por lëndimet luajtën rol të madh për të mos e lejuar atë ta ketë një vazhdimësi të dëshiruar në Anfield.

Me Liverpoolin ai e fitoi Ligën e Kampionëve më 2019, Superkupën Evropiane më 2019, Kupën e Botës për Klube më 2019, dhe Premierligën në sezonin 2019/20.

Të ngjashme