Ylli i Madridit shkon në stërvitje me veturë 400 mijë euro

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

S’ka krizë për futbollistët, as në këtë kohë pandemie.

Milionat që ata marrin, bëjnë që të jetojnë jetë luksoze, shumica prej të cilëve paratë i lënë në vetura.

I fundit është mbrojtësi i Real Madridit, Militao.

Ai është kapur nga kamerat e AS të enjten duke shkuar në stërvitje me Lamborghini Aventator S, vlera e të cilit është të paktën 400 mijë euro.

Reali ka disa javë që ka nisur përgatitjet për rifillimin e sezonit në La Liga, që pritet të ndodhë me 12 qershor.

Të ngjashme