Ymeri prezanton katër pikat për pagën minimale, thotë se do të krijojnë barazi

Prishtinë | 28 Sht 2019 | 11:32 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni AAK-PSD ka mbajtur konferencë për medie ku ka folur nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, në lidhje me pagën minimale në sektorin privat, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, paga minimale duhet të shndërrohet në instrument që lufton varfërinë dhe rrit barazinë.

“Paga minimale duhet të shndërrohet në një instrument që e lufton varfërinë dhe rrit barazinë në Kosovë duke përmirësuar pozitën e punëtorëve të sektorit privat që ka mangësi të madhe në të drejtat e punës dhe mënyrën si paguhen e oraret që detyrohen të punojnë ata”, tha Ymeri.

“Niveli i ulët i pagës minimale me hulumtimin që kemi bërë i prek gratë për papunësinë dhe llojit të punës që janë të orientuara gratë në ekonominë tonë”, tha ai.

Ymeri përmendi katër pika ku koalicioni AAK-PSD posa të vij në qeverisje do t’i zbatojë për pagën minimale.

“Ne kemi katër pika që do t’i zbatojmë menjëherë për pagën minimale. Atë do ta rrisim menjëherë sipas rezolutës, Haradinaj ta shndërroj në vendim qeveritar, me propozim tonë paga minimale do të aplikohet gjithë të punësuarve të Kosovës në nivel të njëjtë e jo siç është tani e padrejtë që paga minimale duhet të jetë e njëjtë për gjitha sektorët e moshat e kjo do të lidhet me koeficientin e pagës në sektorin publik”, tha ai.

“Metodologjinë e pagës minimale duhet të përshtatur qëllimit të saj d.m.th për luftimin e varfërisë dhe të rris barazinë”, tha Ymeri, raporton EO.

“Kriteri i përcaktimit të pagës minimale të kaloj tek të hyrat e disponueshme të familjes deri tani paga ka pas qëllim për konsum të një individi, por paga jonë do të krijojë mundësi për më shumë se një anëtarë të familjes. Nuk duhet flasim për pagë për një individ, por për më shumë anëtarë të familjes”, tha ai.

“Këshilli Ekomomik Social e merr vendimin dhe e propozon nivelin e pagës në bazë të kalkulimeve sipas Ligjit të punës, në kemi thënë që së paku të jetë 250 euro, por duhet me shikuar në mënyrë që me u lidh me koeficientin e pagës në sektorin publik”, shtoi Ymeri.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/715831362178347

Të ngjashme