Yuri Kim video-konferenca me drejtuesit lokalë, për Coronavirusin

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se në këtë periudhë të krijuar nga Covid-19 dëshiron që distancimi social të mos e pengojë së mësuari më shumë mbi Shqipërinë.

Ajo ka njoftuar se në ditët në vijim do të takohet virtualisht me drejtues në mbarë vendin për t’u informuar mbi të rejat e fundit.

Ambasada e SHBA-së fton qytetarët që të postojnë foto nga qyteti apo rajoni i tyre në Shqipëri për t’i treguar ambasadores së çfarë duhet të vizitojë kur situata nga koronavirusi të përmirësohet.

“Në këtë periudhë të Covid-19, kur nuk është e mundur të dalësh, ambasadorja Yuri Kim nuk dëshiron që distancimi social ta pengojë atë së mësuari më shumë mbi Shqipërinë. Gjatë javëve në vijim, ajo do takohet virtualisht me drejtues në mbarë vendin, për të dëgjuar mbi zhvillimet në rajonet e tyre”.

“Duke qenë se Ambasadorja Kim nuk mund të vijë tek ju për momentin, a mund të na ndihmoni për të sjellë rajonin tuaj pranë saj? Ndani me ne një foto nga celulari juaj të komunitetit ku jetoni dhe tregojini Ambasadores se çfarë duhet të shohë kur të vizitojë qytetin tuaj. Qyteti i parë: Shkodra”, thuhet në postimin e ambasadës.

Të ngjashme