Zaev: Bisedimet me BE-në do t’i udhëheqin njerëzit më të mirë të institucioneve

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 16:12 | Nga

Kryeministri Zoran Zaev, nëpërmjet seancës të Komisionit për çështje evropiane tha se vendimi pas fillimeve të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, menjëherë do të fillojë të përgatisë strukturën e bisedimeve, përcjell Telegarafi Maqedoni.

Zaev theksoi se është i lumtur për rekomandimin, por njëkohësisht e ka vazhduar dinamikën evropiane. Kryeministri tha se në Qeveri është përgatitur plani “18”, ndërsa do të punohet me të gjitha partitë.

“Pas sjelljes së bisedimeve në qershor, do të përgatisim edhe biseduesit. Me këtë hap, do të paraqesim seriozitet. Këtu do të na duhen njerëzit më të mirë të institucioneve. Duhet ta kemi parasysh se anëtarësimi në BE do t’i hap temat më të mëdha, si reformat në gjykatë, qeverisja e së drejtës, të drejtat e njeriut. Reformat në sistemin shtetërore do të na ndihmojë që të jemi deri tek sistemi politik evropian. I treguam duart, na pretë punë të mëdha” ta Zaev.

Zaev tha se qeveria do të vazhdojë me një dinamikë të fortë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme