Zaev: Bisedimet me BE-në do t’i udhëheqin njerëzit më të përgatitur

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 12:43 | Nga

Kryeministri Zoran Zaev, në seancën e sotshme të Komisonit për Çështje Evropiane tha se pas vendimit për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, menjëherë do të fillon që ta përgatisë ekipin që do të zhvillojnë bisedimet.

Gjithashtu Zaev shtoi se i janë gëzuar Rekomandimit të KE-së, por në të njëjtën kohë e kanë vazhduar dinamikën europiane, njofton Tv21.

“Pas sjelljes së vendimit për bisedime, do të përgatisim edhe ata që do të zhvillojnë këto bisedime. Me këtë hap, do të demonostrojnë seriozitet. Këtu na duhen njerëzit më të mirë nga institcuionet. Duhet që të kemi parasysh se anëtarësimi në BE, do të i hapë të gjitha temat e mëdha, siç janë reformat në gjyqësor, sundimin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe kështu me radhë. Sistem i reformuar shtetëror do të na ndihmon që të bëhemi si sistemet politike europiane”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev gjithashtu tha se Qeveria do të vazhdoj me këtë dinamikë të përforcuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme