Zaev: Jam i bindur se do të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme kuvendare

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Zoran Zaev në intervistë për ‘Radio Evropa e Lirë’ shprehet i bindur se do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme kuvendare.

“Është vendim i qytetarëve. E them këtë nga përshtypja se çfarë kemi arritur gjatë këtyre dy vit e gjysmë, cila është alternative, përkatësisht çfarë ofrojnë kundërshtarët politik. Besoj se me program që do të vazhdojë si vazhdimësi e gjithë kësaj që kemi bërë, qytetarët do të përcaktohen në mënyrë të qartë për fitore tonën në zgjedhjet e ardhshme të 12 prillit”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndaj akuzave të opozitës maqedonase se ai është koka në rastin ‘Haraçi’ dhe në pyetjen nëse është e mundur e gjithë kjo të ndodhë pa dijeninë e tij, Zaev tha nuk e ka ditur dhe se ka përfunduar koha kur kryeministri sikur Gruevski kishte kontroll mdaj të gjithë proceseve në vend dhe se ai vet e ka paraqitur rastin.

Zaev tha se nuk është nën hetime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme