Zaev organizon takim me liderët e tjerë për kontestin e emrit

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 09:35 | Nga

Takim i ri i liderëve është thirrur për sot me iniciativë të kryeministrit Zoran Zaev për të biseduar për zhvillimet dhe negociatat e fundit për kontestin e emrit, informon TV24.

Në këtë takim që do të zhvillohet pasdite në klubin e deputetëve do të marrin pjesë apo i janë dërguar ftesa presidentit Gjorgje Ivanov, kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Në këtë takim është ftuar edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, por edhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov.

Takimin e liderëve e ka paralajmëruar kryeministri Zoran Zaev para takimit të Vjenës midis ministrave të jashtëm Dimitrov dhe Kocias me ndërmjetësin e OKB-së, Metju Nimic.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme