Zana Avdiu i del në krah Albulena haxhiut: E ftoj ministren t’i shkoj deri në fund kësaj pune

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Aktivistja e shoqërisë civile, Zana Avdiu, ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duhet t’i shkojë deri në fund çështjes së raportimit të personave që “tallen me viktimat e dhunës seksuale”.

Sipas saj, dhunuesit janë duke u mbrojtur indirekt, duke e kritikuar Albulena Haxhiun për rastinnë fjalë.

“Ata qe smujten me i mbrojte hapun 12 burra perdhunues te nje femije, se nuk guxuan bash qaq direkt… sot, terthorazi po i mbrojne perdhunuesit, tu e sulmu Albulenen. Sidomos ata qe shiten liberal”, ka thënë Avdiu.

Sipas saj, “Po, pak me ju grrithe.. ju del e verteta cka jeni”.

“E ftoj ministren, qe ti shkoje deri ne fund kesaj pune. Cdo koment qe nxite, mohon apo relativizon dhunen seksuale dhe diskriminimin ne baza gjinore, ta bej te denueshme me ligj. Ashtu sic ka vepru Macron, me te gjithe ata qe vec edhe nje like e kane ba pro vrasjes se mesuesit ne France”,  ka thënë Avdiu. 

Të ngjashme