Zbulohet arsyeja e largimit të Ibrahimovicit nga Manchester Unitedi

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 16:07 | Nga

Doktori i Zlatan Ibrahimovicit e ka zbuluar arsyen e largimit të sulmuesit suedez nga Manchester Unitedi para kohe.

Ai ka thënë se Ibrahimovic nuk u largua për shkak të lëndimeve në gju, por për faktin se Manchester United ishte eliminuar nga Luga e Kampionëve.

Kontrata e tij pritet të skadonte në fund të këtij sezoni, Unitedi u pajtua ta lirojë atë para kohe në mënyrë që 36-vjeçari të mundë të nënshkruante me Los Angeles Galaxy në MLS të ShBA-së.

“Ai dhe trajneri Jose Mourinho kalojnë shumë mirë. Atij i pëlqente Manchester Unitedi. Ishte hero para lëndimit”, ka thënë doktori i tij Freddie Fu.

“Ideja e tij ishte të shihnim nëse do të mund të ktheheshim për të fituar më shumë tituj, veçanërisht Ligën e Kampionëve. Por, pasi Unitedi humbi ndaj Sevillës mendoj se vendimi i tij ishte se kjo ishte e gjitha”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme