Zbulohet çmimi që Real Madridi është i gatshëm të paguajë për Bellinghamin

Prishtinë | 13 Mar 2023 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Jude Bellingham duket se është shndërruar në një objektiv të Real Madridit për afatin kalimtar të verës.

“Los Blancos” raportohet se tashmë janë të gatshëm të paguajnë një çmim të lartë për anglezin.

Sipas “AS”, Real Madridi është gati t’i ofrojë Borussia Dortmundit 140 milionë euro.

Gjiganti spanjoll thuhet se planifikon që 100 milionë të paguajë menjëherë, kurse 40 milionë tjera në formë të bonuseve.

19-vjeçari me klubin gjerman ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Për reprezentuesin e Anglisë në garë janë edhe Liverpooli, Manchester City e Manchester United.

Jude Bellingham deri më tani ka regjistruar 123 paraqitje me Dortmundin, ka shënuar 20 gola dhe ka kontribuar me 24 asistime.

Të ngjashme