Zbulohet data e saktë e rifillimit të Premierë Ligës dhe përfundimit të saj

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Futbolli në Angli është ndalur më 13 mars shkaku i pandemisë Covid-19.

Disa nga lojtarët e Ligës Premier ishin infektuar me coronavirusin, ndërsa të njëjtin fat e kishte edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 40 ditë nga ndalimi i futbollit, ende nuk ka shenja se do të rifillojë elita e futbollit anglez.

Por ka qenë gazeta e madhe angleze The Times që ka zbuluar gjithçka sa i përket rifillimit të Ligës Premier.

Rifillimi i kampionatit pritet të ndodhë të premten më 8 qershor, derisa do të ketë nga tri ndeshje në javë.

Përfundimi i kampionatit është i paraparë të ndodhë më 27 korrik.

Ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e tifozëve, ndërsa futbollistët do të kenë kontrolle të mëdha.

Në stadium do të lejohen të jenë prezent vetëm 400 persona, përfshirë pjesëtarët e dy klubeve, drejtuesit si dhe mediat.

Skuadrat do të kenë më pak se një muaj pushim për ta nisur edicionin e ri 2020/2021.

Edicioni i ri është planifikuar të fillojë me 22 gusht, por për këtë datë mund të ketë edhe ndryshime.

Të ngjashme