Zbulohet e dashura që ish-sulmuesi i Partizanit, Solomon, dhunoi në mes të lagjes

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Ish-sulmuesi i Partizanit, Theofilius Solomon u arrestua nga policia në 17 shkurt, pas denoncimit nga e dashura për dhunë fizike dhe psikologjike.

Dje, gjykata caktoi masën arrest me burg ndaj futbollistit.

Zbulohet se çifti ka pasur debate të ashpra në lagjen ku banonin dhe disa banorë kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Thuhet se ka qenë partnerja që i ka kërkuar Solomon ta marrë me vete në Kuvajt, por sulmuesi ka refuzuar dhe situata ka dalë jashtë kontrollit, me të dyja palët që kanë ngritur zërin.

Sipas burimeve të policisë, mësohet se vajza ka inicialet E. P.  Solomon, gjatë kohës që po konfrontohej me vajzën shqiptare me të cilën ishte i lidhur prej disa kohësh, është kapur në flagrancë nga policia dhe është shoqëruar në komisariat.

Ndërkohë, futbollisti ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Ai firmosi me skuadrën e Al Qadsia në Kuvajt gjatë merkatos së janarit, por sulmuesi nuk është bashkuar ende me ekipin e ri.

Të ngjashme