Zbulohet pllaka përkujtimore për tre dëshmorët e Betejës së Likoshanit e Qirezit

Prishtinë | 28 Shk 2020 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Përkujtohet beteja e Likoshanit dhe Qirezit, zbulohet pllaka përkujtimore për Mehmet Gjelin, Naser Gjelin dhe Ibrahim Rexhepin.

Më rastin e shënimit të 22-vjetorit të betejës së Likoshanit dhe Qirezit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nënkryetarii e Skenderajt, Nuredin Lushtaku, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë dhe qytetarë, kanë bërë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Likoshan dhe Qirez dhe kanë venë buqeta me lule të freskëta.

Për nder të kësaj dite, është bërë edhe zbulimi i Pllakës Përkujtimore për Mehmet dhe Naser Gjelin, si dhe Pllaka Përkujtimore është zbuluar edhe në kullën e Ibrahim Rexhepit.

Të ngjashme