Salih Mustafa, ish-ushtar i UÇK-së është arrestuar sot nga Dhomat e Specializuara të Prokurorisë së Hagës, pasi që të njëjtit i është konfirmuar aktakuza.
E ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, e ka quajtur këtë arrestim si një sinjal shumë serioz, shkruan lajmi.net.
Sipas burimeve që ai pretendon se i ka, Zeka ka thënë se ai akuzohet edhe për vrasjen e një personaliteti dhe zyrtari të lartë të LDK-së.
“Ky arrestim eshte bere ne kohen kur dosjet e Speciales po shperndahen si thase pasuli. Efekti do te dihet me vone, ama nje gje eshte e sigurte: Veprimi i sotem dergon signale te qarta te ata qe mendojne se puna e Gjykates eshte minuar”, ka shkruar Zeka.
Postimi i plotë
Arrestimi i sotem – sinjal serioz per njereze joserioz
Arrestimi qe ka ndodhur sot ne zyrat e FSK-se, eshte teper serioz. Personi i arrestuar ne Prishtine, sipas burime brenda Prokurorise, akuzohet per disa vrasje gjate luftes, dhe te pakten per nje vrasje te pasluftes, te nje personaliteti dhe zyrtari te larte te LDK/se.
Ky arrestim eshte bere ne kohen kur dosjet e Speciales po shperndahen si thase pasuli. Efekti do te dihet me vone, ama nje gje eshte e sigurte: Veprimi i sotem dergon signale te qarta te ata qe mendojne se puna e Gjykates eshte minuar.
Ka gjasa se arrestime do te kete edhe ne ditete ne vijim.
Ne kete foto jane Salih Mustafa- Cali dhe Fadil Syleviq