Deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka thënë se javën tjetër zhbllokohen institucionet, zgjidhet kryesia e kuvendit.
Ai këtë e ka radhitur në mesin e tri lajmeve më të mira për Kosovës, ku pason qëndrimi i kryetarit të AKR-së Behgjet Pacollit dhe kandidimi i Arbër Vllahiut për Prishtinën.
Shkrimi i plotë:
Tri lajme te mira per Kosoven
Javen qe vjen zhbllokohen institucionet e Kosoves. Zgjedhet Kryesia e Parlamentit. Deri me tani dy kandidatura te mira: Kujtim Shala nga LDK-ja, dhe Aida Derguti nga VV-ja. PAN-i po pret te perzgjedhe ne mes Kadri Veselit dhe meje. Une e propozoje Kadrine.
Lajmi i dyte eshte qendrimi i Behgjet Pacollit, i cili, me deklarimet e tija, tregoi qe nuk eshte rrobot politik, po njeri racional, qe shikon interesat e Kosoves, pastaj te AKR-se.
Lajmi i trete i mire, eshte kandidati per kryetar te Prishtines, Arber Vllahiu. Njeri me nje bagazh te jashtezakonshem. Lum ai qytet qe e ka fatin me pas nje kryetar te tille.