Zelenskyy: Bisedimet me SHBA-në për raketat antibalistike nuk kanë përparuar, Evropa po na ndihmon

Prishtinë | 25 Maj 2026 | 20:22 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka lëshuar kritika të reja ndaj Shteteve të Bashkuara, duke iu referuar bisedimeve me Uashingtonin për prodhimin vendas të raketave antibalistike.

Sipas Zelenskyt, negociatat me SHBA-në nuk kanë shënuar progres prej një kohe të gjatë.

“Po përpiqemi ta përshpejtojmë këtë projekt në Europë, pra prodhimin e sistemeve tona antibalistike në kontinent dhe në sasi të mjaftueshme”, deklaroi ai.

Presidenti ukrainas shtoi gjithashtu se Ukraina vijon komunikimet me Shtetet e Bashkuara për mënyrat se si Uashingtoni mund ta ndihmojë Kievin, duke theksuar se për udhëheqjen amerikane “kjo është jetike”. /Panorama

Të ngjashme