Zemaj flet pas vdekjes së 71-vjeçarit nga Vushtrria

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë në Kliniken Infektive të Qendres Klinike dhe Universitare ka ndërruar jetë një person si pasojë e sëmundjes me Covid-19.

Bëhet fjalë për një 71-vjeçar me inicialet Sh.G nga komuna e Vushtrrisë.

“Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese” njoftoi Klinika Infektive.

Me këtë rast ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka bërë thirrje që të ketë më shumë kujdes.

Ai iu ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

Zemaj po ashtu ka folur edhe për vizitën e tij në këtë komunë si një nga më të prekurat deri më tani nga pandemia Covid-19.

Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar përmes njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, sot ka ndërruar jetë një qytetar…

Gepostet von Armend Zemaj am Samstag, 6. Juni 2020

Të ngjashme