Zemaj: Kryeministër, krejt bota demokratike është në luftë për shëndet, ndërsa ju veç për pushtet

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka reaguar përmes një postimi në facebook duke i thënë kryeministrit se krejt bota demokratike është në luftë për shëndet, ndërsa ju veç për pushtet!

Tutje, ai paralajmëron Albin Kurtin se pandemia nuk është lojë, sepse virusi është akoma në mesin tonë.

Njoftimi i plotë:

Kryeministër, krejt bota demokratike është në luftë për shëndet, ndërsa ju veç për pushtet! Sot, 888 raste me Covid -19. Kryeministër, iu kisha paralajmëruar se pandemia nuk është lojë. E thashë nga përvoja e jo nga dëshira se virusi ishte dhe është akoma në mesin tonë. Iu luta dhe po iu lutem sërish që të tentoni të punoni..Fillimishtë thatë që e mundët pandeminë, pastaj thatë se do ta mundni! Cila është e vërteta juaj kryeministër? A besoni ende që e keni mundur pandeminë? Nëse po, atëherë nuk jeni n’tokë t’bukës. Nëse kthjellesh dhe e sheh situatën reale, fillon e beson që virusi është në mesin tonë. E rrjedhimisht, a mendon ende si dikur që ministri “mindil” është i duhuri për ta fituar këtë betejë? Nëse po, si është e mundur që i njëjti është duke u marrë me fushatë për zgjedhjet lokale dhe jo me pandeminë? Kryeministër, mjaft i mashtruat qytetarët, mjaft!Definohu kryeministër, pasi që “i duhuri”, veçse i ka braktisur qytetarët! Apo ke mashtruar se është i duhuri! Definohu kryeministër, sepse të duhurit nuk ikin nga beteja. Qytetarët më nuk mund t’i mashtroni, harroni!


Të ngjashme